Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Korçë, ku në një lokal ka humbur jetën një person.
Bëhet me dije se rreth orës 13:35, në lagjen nr. 8, Korçë, në ambientin e një lokali, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasi S. L., 45 vjeç, banues në Korçë.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 10.04.2022, rreth orës 13:35, në lagjen nr. 8, Korçë, në ambientin e një lokali, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasi S. L., 45 vjeç, banues në Korçë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime trupore.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale.