Një aksident tragjik i ka marrë jetën ish-konkurrentes së emisionit të dashurisë “It’s my love” që transmetohet në Kosovë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, dhe si pasojë ka ndërruar jetë Gresa Restelica.

Aksidenti ndodhi në orën 04:30 të mëngjesit. Pëveç 18-vjeçares që humbi jetën, nga ky aksident lëndime trupore pësoi edhe një vajzë tjetër e cila është dërguar për trajtim mjekësor.

Gresa ishte e pranishme në “It’s My Love” vetëm në një episod. Ajo njihej gjithashtu edhe si modele duke marrë pjesë në klipe muzikore.

Fax