Një 79-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, në lagjen “Çlirimi” në Berat.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Nuredin Lamaj, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
(BalkanWeb)