Trupi i një 34 vjeçari është gjetur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë.
Sipas informacionit të policisë mësohet se në lagjen “Bakishe Visha”në Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi Indrit Ndoj, banues në fshatin Hasan, Krujë.
Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34 vjeçari ka një dëmtim në këmbë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor i cili po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë.
Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes