Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në lagjen “28 Nëntori”, në qytetin e Ballshit. Një i moshuar pasi ka tërhequr pensionin ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë ka rënë nga shkallët duke ndërruar jetë menjëherë.
Në vendngjarje ka mbërritur ekipi mjekësor dhe grupi hetimor, ndërsa trupi i pajetë i të moshuarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Fierit. Ende nuk ka një informacion zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Mallakastra News
