Një ngjarje e rëndë është raportuar në Bathore, ku viktimë ka mbetur një 8-vjeçar.
Mbrëmjen e djeshme i mituri ka rënë nga kati i dytë i banesës, dyshohet aksidentalisht.
Fillimisht 8-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në spital, por që nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të lëndimeve të marra.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel
