Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Beratit, të akuzuar për përdhunim.
Sipas uniformave blu, janë arrestuar shtetasit me iniciale A. N., 33 vjeç dhe A. Sh., 20 vjeç, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase të moshë 16 dhe 19 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat vunë në pranga shtetasit A. N., 33 vjeç dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe 16 vjeçe”, njofton policia.