Durrës – Një vajzë 25-vjeçare i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në Durrës.
Sipas policisë, I.V dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj në lagjen nr.1 në qytetin bregdetar të Durrësit. Si pasojë e plagëve e reja ka ndërruar jetë.
Ndërkohë një hetim ka nisur nga policia për të sqaruar të plotë rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:15, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasja I. V., 25 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.