Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës ku një 19-vjeçare ka kallëzuar në polici se është përdhunuar. Për pasojë forcat e policisë kanë vënë në pranga autorin, një 32-vjeçar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një banesë të marrë me qera nga 32-vjeçari, në të cilën u gjet edhe një sasi kanabis.
Sakaq vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policise:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin F. O., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka kallëzuar një 19-vjeçare se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të, në ambientet e një banese të marrë me qira prej tij. Nga kontrolli i kryer në këtë banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një dozë të dyshuar të lëndës narkotike cannabis sativa. Vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht këtë rast.