Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Qinam të Ersekës. Mësohet se një një banor është goditur nga rrufeja dhe fatkeqësisht ka humbur jetën në vend.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se viktima është një 65-vjeçar me inicialet A.A., i cili dyshohet se u godit nga rrufeja.
Ndërkohë forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të hetuar rrethanat e incidentit dhe për të bërë të mundur transportimin e trupit.