Një burrë në Oldenburg, Saksonia e Poshtme, qëlloi partneren e tij dhe dy fëmijët e mitur, një djalë nëntëvjeçar dhe një vajzë, përpara se të vriste veten.

Incidenti i përgjakshëm ndodhi në mesditë të së hënës në një ndërtesë banimi. Pasi fqinjët telefonuan, policia gjeti katër trupa në shtëpi, raporton Bild.

Arma u gjet pranë viktimave. Motivet e sulmuesit mbeten të panjohura. Hetimi i policisë po vazhdon.