Ndërron jetë një 20-vjeçare në maternitetin e Gjirokastrës. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Brikena Metaj, e cila referuar burimeve, bën me dije se shkak për vdekjen janë bërë komplikacionet pas lindjes.
Viktima është identifikuar si Klea Muxhaj nga fshati Metoq i Sarandës, por e martuar në Zhulat.
Mësohet se ajo ka sjellë në jetë një fëmijë me operacion dhe gjithçka momentin e parë ka shkuar mirë. Komplikimet e saj janë shfaqur pas lindjes. Ende nuk ka një shkak.
