Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Greqi. Një e mitur 15 vjeçare është përdhunuar nga një 36-vjeçar nga Pakistani dhe e dashura e tij, shkruan Protothema.
Sipas denoncimit të bërë nga e reja në rajonin e Policisë, çifti pakistanez, pasi e kapën, i kërkuan asaj 2 mijë euro në mënyrë që ta linin të lirë. Por duke qenë se e mitura nuk kishte këto të ardhura, ata e kanë përdhunuar atë. Sipas raportit të publikuar nga Policia, ngjarja ndodhi ditën e djeshme në zonën e Diavatës.
Ndërkohë që Policia, pas denoncimit arrestuan çiftin dhe drejt tyre janë ngritur tre vepra penale. Ata akuzohen për “Përdhunim”, “Abuzim me të miturit” dhe “Zhvatje”.