Has – Një ngjarje e rëndë është shënuar në Krumë të Hasit. Raportohet se një 27-vjeçar ka kërcënuar me sëpatë prindërit e tij.
Fatmirësisht policia ka mundur të ndërhyjë në kohë dhe kanë arrestuar autorin S.H 27 vjeç.
Ai tashmë do të përballet me akuzën e dhunës në familje.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin S. H., 27 vjeç, banues në Krumë, pasi dyshohet se ka kanosur me sëpatë prindërit e tij, në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/