Has – Një ngjarje e rëndë është shënuar në Krumë të Hasit. Raportohet se një 27-vjeçar ka kërcënuar me sëpatë prindërit e tij.

Fatmirësisht policia ka mundur të ndërhyjë në kohë dhe kanë arrestuar autorin  S.H 27 vjeç.

Ai tashmë do të përballet me akuzën e dhunës në familje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin S. H., 27 vjeç, banues në Krumë, pasi dyshohet se ka kanosur me sëpatë prindërit e tij, në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/