Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjenova të Italisë, ku dy motra shqiptare kanë rënë nga kati i katërt i pallatit. Mësohet se njëra prej tyre 32-vjeçare ka vdekur, ndërsa motra tjetër 36-vjeçe ka mbetur e lënduar. Gjithashtu e plagosura është dërguar në spitalin San Martino në Xhenova dhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë.
Siç raportohet njëra nga motrat ka tentuar të vetëvritej, ndërsa tjetra është përpjekur që ta shpëtonte. Gjithashtu mediat vendase shkruajnë se mund të ketë qenë edhe një tentativë e dyfishtë e vetëvrasjes. Spas mediave italiane, viktima kishte katër fëmijë, të cilët ndodheshin në shtëpi në momentin e tragjedisë. Më i vogli është disa muajsh dhe më i madhi është nëntë vjeç.
Tani ato do t’i besohen babait, nga i cili 32-vjeçarja po ndahej. Më 10 janar do të kishte një seancë gjyqësore për kujdestarinë e katër fëmijëve dhe duket se gruaja kishte frikë se ata do t’i besoheshin ish-bashkëshortit të saj, pavarësisht dënimit për keqtrajtim ndaj gruas. Sipas asaj që raportohet nga mediat lokale në Itali, viktima ditën e djeshme kishte shkruar në rrjetet sociale shprehjen “Zoti më pret”.