Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë të Italisë mbrëmjen e së dielës, ku një shqiptar goditi me thikë një italian.
Sherri ka nisur në një piceri, ku pas një konflikti verbal, 23- vjeçari shqiptar e godet me thikë italianin duke e lënë të plagosur.
Policia i ka vendosur prangat shqiptarit, si dhe u shoqëruan edhe 4 italianë dhe 2 shqiptarë të tjerë të cilët ishin përfshirë në sherr.
Ndërkohë, i plagosuri u dërgua në spital dhe gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
(H.H/Faxweb.al)
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)