Home AKTUALITET E rëndë në Itali/ Shqiptari godet me thikë italianin, policia i vë...

E rëndë në Itali/ Shqiptari godet me thikë italianin, policia i vë prangat

11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë të Italisë mbrëmjen e së dielës, ku një shqiptar goditi me thikë një italian.

Sherri ka nisur në një piceri, ku pas një konflikti verbal, 23- vjeçari shqiptar e godet me thikë italianin duke e lënë të plagosur.

Policia i ka vendosur prangat shqiptarit, si dhe u shoqëruan edhe 4 italianë dhe 2 shqiptarë të tjerë të cilët ishin përfshirë në sherr.

Ndërkohë, i plagosuri u dërgua në spital dhe gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

(H.H/Faxweb.al)