Një 45 vjecar i identifikuar si Taulant Malaj vrau me thikë vajzën e tij 16 vjecare, ndërsa plagosi bashkëshorten për të cilën dyshonte se e tradhëtonte.
Viktimë edhe shtetasi Italian Massimo De Santis, për të cilin shqiptari dyshonte se ishte në marrëdhënie me bashkëshorten e tij.
Krimi u shënua rreth mesnatës në Torremaggiore të Foggia-s
Sipas dëshmive që raportojnë mediat italiane 45 vjecari shqiptar ishte xheloz dhe dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte.
Shtetasi Italian ishte viktima e parë. Ai u qëllua për vdekje në shkallët e pallatit.
Më pas 45 vjecar ka hyrë në shtëpi dhe ka sulmuar bashkëshorten, por vajza 16 vjecare ndërhyri për të mbrojtur nënën dhe mbeti viktimë aksidentale.
Gruaja ndërkohë e plagosur, arriti të largohet nga banesa dhe njoftoi policinë!
Kur agjentët mbërritën në zonë raportohet e gjetën 45 vjecarin shqiptar duke kërkuar djalin e mitur Taulant Malajn duke kërkuar djalin 5 vjecar që kishte dalë nga banesa.
Thika e kuzhinës me të cilat kreu vrasjet u gjet në shtëpi.
Shqiptari që sipas mediave italiane ishte i njohur në zonë si bukëpjekës u vu në pranga dhe tashmë do të përballet me akuzat për vrasje.
Fëmijët e ciftit ndërkohë u janë besuar të afërmve.