Një 42-vjeçar, është hedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore, ku për pasojë ka humbur jetën.
Nga pamjet që siguron, shihet që në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca.
Rreth orës 11:40, shtetasi D. K, rreth 42 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore. Si pasojë, ai ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.






