Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në plazhin e Qerretit në Kavajë.Një 42-vjeçare, banuese në Ceki ka humbur jetën pasi është mbytur teksa ishte duke u larë në det.

Rreth orës 16:00, në plazhin e Qerretit, Kavajë, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja K. K., 42 vjeçe, banuese në Çeki.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.”, thuhet në njoftimin e policsë.