Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë ku një 42-vjeçar me inicialet D.R ka plagosur me thikë vëllain e tij.
Sipas informacioneve konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. R., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për motive të dobëta, ka goditur dhe dëmtuar lehtë me mjet prerës, një shtetas(vëllain e tij).