Një 67-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushk ku gruaja është gjetur e vetëvarur në oborrin e banesës së saj. 67-vjeçarja dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Në datë 29.10.2023, në fshatin Dushk, Lushnjë është gjetur e vetëvarur, në oborrin banesës së saj, shtetasja Sh. K., 67 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor”– njofton policia