Një pallat është përfshirë nga flakët në qytetin e Maliqit.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se zjarri ka nisur si pasojë e shpërthimit një bombole gazi, ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë reagimi i zjarrfikëses për të shuar flakët.
Në pallatin 5-katësh ka patur banorë në momentin e rënies së zjarrit, të cilët janë larguar nga shtëpitë e tyre. Zjarri ka rrezikuar edhe apartamentet ngjitur.
Nga raportimet e para nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
fax