Goditet nga dashi i kopesë teksa po kulloste tufën, ndërron jetë 64-vjeçarja në Fier

Një grua ka ndërruar jetë në Fier pasi është goditur nga dashi i kopesë. Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se gruaja ka qenë duke kullotur tufën e dhenve, në momentin që ka ndodhur incidenti i pazakontë. Gjithashtu mësohet se dashi e ka ndjekur duke e rrëzuar dhe më pas e ka goditur në kokë.

“Në datë 11.01.2023, rreth orës 15:30, në fshatin Lalar, ka ndërruar jetë shtetasja F. V., 64 vjeçe, e cila është goditur nga një bagëti e imët (dash)”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Mallakastra News