Tre persona kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dhëndrit të tyre dhe më pas e kanë hedhur atë në lumë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Pejës.
Mediat e Kosovës shkruajnë se dyshohet se burimi i konfliktit ishte një mosmarrëveshje mes këtij të fundit dhe gruas së tij, motrës së autorëve.
Ende nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur më dhëndrin e dhunuar, pasi është hedhur në lumin “Bistrica”, shkruan Indeks Online.Nga Policia e Kosovës nuk bëhet me dije nëse ndaj tre dhunuesve është ndërmarrë ndonjë masë./abcnews.al