Erion Murataj PSD

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në qytetin e Shkodrës, ku një grua është gjetur e vetëvarur në oborrin e banesës së saj.

Sipas njoftimit të policia, viktima është shtetasja D. M., 65 vjeçe, e cila është gjetur pa shenja jete nga familjarët. Dyshohet se ajo i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Shkodër/Informacion paraprak 

Rreth orës 11:00, në fshatin Bardhaj, është gjetur nga familjarët e saj, pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasja D. M., 65 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.