Një fëmijë 13-vjeçar është gjendur pa shenja jete nga familjarët e tij brenda mjetit në garazhin e banesës në Babrru.
Sipas burimeve, dyshohet se shkaku mund të jetë asfiksimi.
Priten informacione të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
