Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë ku një vajzë është rrëzuar nga një pallat. E reja, me iniciale V.L dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë i pallatit në lagjen “24 maji” Vlorë dhe ka ranë sipër një automjeti.
Mësohet se ajo ka ndërruar jetë në vend. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 10:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati, shtetasja V. L., 22 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.