E alkoolizuar, nëna përplas në tokë fëmijën e saj 5 muajsh.

Ngjarja ka ndodh para pak çastesh në lagjen Pavarësia të Vlorës ku nëna rreth 35-vjeçe në kushtet e dehur nga alkooli ka përplasur disa herë në tokë në trotuar.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë për ti marrë fëmijën dhe ajo ka kundërshtuar me forcë forcat e policisë.

Ndërkohë që fëmija është shoqëruar në spital, dhe sipas tyre nuk ka pasur dëmtime, ndërkohë që po i bëjnë një skaner për të parë organet e brendshme.

Nëna e alkoolizuar është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, ndërkohë që është e divorcuar.