
Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në Tiranë në zonën e Qafë Mollës.
Dyshohet se shtetasi me iniciale E.L., është vetëvarur në një pemë ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota.
“Tiranë/Informacion paraprak. Në zonën e Qafë-Mollës, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur në një pemë, shtetasi E. L., 40 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.
