Një person ka therur me thikë veten në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para objektit të Qeverisë dhe Kuvendit. Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha tha se shërbimet kanë reaguar me shpejtësi dhe personi është dërguar me urgjencë në spital.

Ai nuk dha detaje për gjendjen shëndetësore të personit, por ka kërkuar nga gazetarët që të lidhen me spitalin e Prishtinës, për më tepër detaje. A identiteti i të lënduarit nuk bëhet me dije.

Me datë 11.07.2022. rreth orës 14:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me prezencën e një personi me thikë në dorë te Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Menjëherë janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilat kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve fillestare dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë (thikë). Është njoftuar ndihma e shpejtë e cila poashtu ka arritur në vendin e ngjarjes. Lidhur me nivelin e lëndimeve të shkaktuara mund ti adresoheni autoriteteve kompetente shëndetësore”, tha Hoxha.