Erion Murataj PSD

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjirokastër. Një 17-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë.

“Rreth orës 13:30, në spitalin Rajonal Gjirokastër është çuar nga familjarët, pa shenja jete shtetasi V. P., 17 vjeç, banues në fshatin Valare. Nga veprimet paraprake, dyshohet se 17-vjeçari është vetëvarur në banesë“, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.