Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku 7 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur nga një shpërthim në një fabrikë të paligjshme të fishekzjarrëve në shtetin indian të Himachal Pradesh.

Pjesa më e madhe e viktimave janë gra dhe emigrantë që punonin në fabrikë. Sipas të dhënave bilanci mund të rëndohet dhe më tej pasi shumë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Fabrika kishte pak muaj që kishte nisur nga puna dhe banorët e zonës shprehen se nuk ishin në dijeni se brenda saj ishin të depozituara lëndë piroteknike.