Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Pejës aty ku dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur i vdekur edhe Astrit Ademaj, kandidati i Partise Demokratike te Kosovës (PDK) për kryetar komune në Pejë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, afër Shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë. Dyshohet se Ademaj është vrarë se bashku me ish-kandidatin e PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.

(E.H/Faxweb.al)