Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit ku një punonjës ka humbur jetën.
Sipas uniformave blu mësohet se ngjarja është regjistruar në terminalin e kontejnerëve në portin e Durrësit, ku fatkeqësisht shtetasi R.G, 19 vjeç, është tërhequr zvarrë nga vinçi.
Menjëherë ai është dërguar në spital, mirëpo nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj.
Njoftimi I plotë I Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në sheshin e kontenierëve në Portin e Durrësit, është aksidentuar në punë shtetasi R. G., 19 vjeç, punëtor ngarkim-shkarkimi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.