Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit natën e kaluar, ku një i ri është qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Sipas burimeve paraprake, autorët e dyshuar kanë qenë të maskuar dhe, pasi kanë kryer krimin, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke përdorur një automjet.
Policia ka identifikuar viktimën si Ermir Dedja. Hetimet janë në vijim për të zbardhur motivet e kësaj ngjarjeje dhe për të identifikuar autorët. Forcat e rendit kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke këqyrur kamerat e sigurisë në zonë për të ndihmuar në identifikimin dhe kapjen e tyre.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.