Një vajzë e re ka tronditur me rrëfimin e saj për një ngjarje gjatë periudhës së adoleshencës.

Sipas Mirror UK, një e mbijetuar e vrasësit serial ka përshkruar se si ajo i shpëtoi kthetrave të vrasësit dhe më pas ndihmoi policinë ta gjuante atë.

Kara Robinson Chamberlain ishte vetëm 15 vjeç kur u rrëmbye nga një vrasës serial.

Richard Evonitz, e rrëmbeu me një furgon me datë 24 qershor 2002, ndërsa Kara asokohe vetëm 15 vjeç arriti të mbante shënim çdo detaj rreth tij. Mësohet se personi që e rrëmbeu kishte vrarë 3 vajza të tjera më parë, por nuk arriti t’i merrte jetën adoleshentes së ‘guximshme’.

Kara e përshkroi atë si të 30-at me kapele bejsbolli, këmishë dhe xhinse dhe tha se fillimisht ishte dukur “miqësor” duke pyetur nëse prindërit e saj apo prindërit e shoqes ishin në shtëpi.

Por kur ajo u përgjigj jo, Evonitz u kthye dhe me armë në dorë e rrëmbeu.

Në një intervistë me PEOPLE, ajo tha: “I thashë vetes do mbijetosh, le të mbledhim sa më shumë informacion që të mundemi.

Ai më rrahu rreth 18 orë, më prangosi dhe nuk më jepte ushqim. Por nuk hoqa dorë!

I ofrova që ti pastroja apartamentin e tij të tmerrshëm dhe kështu mësova përmendësh emrat e mjekëve dhe dentistëve të tij të shkruar në shënimet në frigorifer.

Policia është shokuar me mënyrën si Kara ka arritur të manipulojë një njeri të sëmurë psiçik dhe vrasës serial, ajo arriti të fitonte besimin e tij.

Pas sfidave të disa ditëve, ajo arriti të komunikonte me policinë duke u çuar dhe adresën ku gjendej.

Kara kishte ndihmuar në zbardhjen e misterit të vrasjeve të mëparshme të 30-vjeçarit dhe mori një shpërblim prej 150,000 dollarësh për përpjekjet e saj dhe madje u takua me familjet e viktimave.

Ajo tha; “Ishte një nga gjërat më të rëndësishme që më ka ndodhur ndonjëherë.

fax