Vjen reagimi i parë nga Partia e Lirisë pas arrestimit të Ilir Metës mesditën e kësaj të hëne në Tiranë.
Tedi Blushi në një prononcim për mediat e u shpreh se Meta u rrëmbye në mes të ditës, ndërsa shton se do të jepet përgjigje shembullore për këtë rast.
“Kjo strukturë kriminale terroriste që guxoi të rrëmbente në mes të ditës ish-presidentin, ish-kryeministrin. Nuk e di ku ndodhet Meta tani dhe kjo tregon gjendje skandaloze. Për aktin e rëndë kriminal de të marrin përgjigjen shembullore.”, tha ai.