Gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtë mjekut Petrit Vargu dhe ka marrë vendimin e formës së prerë për rikthimin e tij në detyrë, pasi u shkarkua disa muaj më parë.
Lajmin e ka bërë vetë me dije mjeku në një postim në rrjetet sociale, ku thotë se drejtoria e QSUT do e kompensojë financiarisht.
Postimi i mjekut:
Të nderuar miq !
Se shpejti kthehem në punën time, në vendin ku kam studiuar e punuar (QSUT).
Gjykata e Apelit dha vendimin e formës së prerë, të kthimit tim në punë dhe drejtoria e QSUT do të më kompensojë financiarisht.
Është mirë, që menaxherët e rilindjes t’i paguajnë këto lekë nga xhepi i tyre.
Shteti shqiptar nuk duhet të dëmtohet për arsyen e thjeshtë që rilindës të rastësishëm, vendosen në poste drejtuese.
Rasti i përjashtimit tim nga puna, uroj të mos i ndodhë askujt që ka vendosur të jetojë në vendin e tij.
Një gjë është e qartë që këta nuk kanë as turp dhe as kurajë që të korrigjojnë vetë gabimin.
Për këta turp është të kesh turp. Krenar për fitoren e thellë, përqafoj të gjithë dashamirësit….