Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka paditur personat që shpërndanë lajmin në rrjetet sociale se kreu i shtetit turk kishte vdekur.
Aktakuza është ngritur nga avokati i Erdoganit, Huseyin Aydin, me pretendimin se përdoruesit në fjalë kanë kryer veprën penale të “fyerjes së imazhit së Presidentit të Republikës Turke”. Aydin u tha mediave turke: “U gjykua e nevojshme të identifikoheshin përdoruesit që proceduan me këto postime të papranueshme, për të kryer një hetim dhe për të caktuar përgjegjësitë”.
Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë njoftoi pasditen e së mërkurës se në rrjetet sociale qarkulluan lajme të rreme, për gjendjen shëndetësore të presidentit turk, janë gjetur 30 përdorues nën hashtag-un “#vdekur”.
Më herët, drejtori i komunikimit i presidencës turke, Fahrettin Altun, iu përgjigj thashethemeve duke paraqitur një video ku shihet Erdogan duke dalë nga limuzina presidenciale.
Thashethemet për përkeqësimin e shëndetit të Erdogan shpërthyen nga postimi në rrjetet sociale i deputetit të Partisë Republikane (CHP) të opozitës, Agut Erdogan, i cili pretendonte se presidenti turk kishte pësuar një goditje në tru dhe ishte shtruar në spital.
Menjëherë më pas, Altun postoi videon me Tajip, ndërsa pak më vonë nisën ndjekjet penale për ata që përhapën lajmin në rrjetet sociale se “Erdogan ka vdekur”. g.v/abcnews.al