Departamenti policor i Janinës po përpallet me një rast makabër. Sipas medieve lokale, autoritete zbuluan në fshatin Repetista Pogonioi, trupin e pajetë të dekompozuar të një 69-vjeçareje, brenda një sunduku.

69 vjeçarja rezultonte e humbur prej ditsh, si rrjedhojë bashkëfshatarët deklaruan humbjen e të moshuarës në polici.

Dje, policia greke po kryente kontrolle në fshat për të gjetur gjurmë nga e moshuara. Nga hulumtimet e oficerëve rezultoi se 69 vjeçarja kishte ditë që kishte vdekur, me trupin e saj të dekompozuar brenda sundukut.

Sipas informacioneve, nipi i saj 55-vjeçar e kishte futur trupin e pajetë të tezes në sunduk. Nuk mjaftonte me kaq ai e futi sundukun me trupin e pajetë në një sunduk të dytë, brenda të cilit kishte vendosur çarçafë.

Mësohet se 55-vjeçari e kishte vulosur sundukun me ngjitës pllakash.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, vdekja e gruas ka ndodhur ndodhi 2-3 muaj më parë, ndërsa për shkak të dekompozimit të trupit, nuk janë përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së 69-vjeçares fatkeqe. Gjithashtu policia ka sekuestruar 34 kokrra , me përbërës lëndë narkotike./EpirusTVnews, Epiruspost