
Aktorja amerikane Sophie Nyweide është ndarë nga jeta në moshën 24-vjeçare. Trupi i saj u gjet më 14 prill pranë një lumi në Bennington, Vermont, ndërsa lajmi është bërë publik këtë mëngjes nga mediat ndërkombëtare.
Sophie u bë e njohur që në fëmijëri me rolet e saj në filma si Mammoth (2009), An Invisible Sign (2010) dhe Margot at the Wedding (2007). Ajo lindi më 8 korrik 2000 në Vermont dhe nisi karrierën në aktrim që në moshën 6-vjeçare me filmin Bella (2006). Në filmin Mammoth, Sophie interpretoi vajzën e personazheve të luajtur nga Michelle Williams dhe Gael García Bernal.
Vdekja e saj po hetohet nga autoritetet, të cilat nuk përjashtojnë asnjë pistë. Një burrë që ndodhej me të në momentin e ngjarjes po bashkëpunon me policinë, por nuk është i dyshuar. Pranë trupit të saj nuk janë gjetur shenja jete kur mbërritën ekipet mjekësore. Priten rezultatet e ekzaminimeve mjekoligjore dhe analizave toksikologjike.
Familja e saj ka konfirmuar lajmin përmes një deklarate prekëse, ku thuhet:
“Sophie, një jetë që u shua shumë shpejt. Le të frymëzohemi nga prania e saj e shkurtër dhe të përpiqemi të jemi njerëz më të mirë. Është detyra jonë t’i mbrojmë fëmijët tanë dhe të bëjmë të duhurën për ta.”
Në deklaratë thuhet gjithashtu se Sophie vuante nga trauma të pazgjidhura dhe dhimbje emocionale, për të cilat përdorte substanca si formë vetë-mjekimi.
