Ka ndërruar jetë avokati i njohur kosovar, Ekrem Shabani.

Ish-kryeprokorori i Ferizajit njihet për kontributin shumëvjeçar në Kosovë në lëminë e drejtësisë.

Për vdekjen e tij ka shkruar edhe kryetari i Ferizajit, Agim Aliu duke e cilësuar lart veprën e të ndjerit Shabani.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare sypatrembur gjithnjë para okupatorit serb, qytetarit të dalluar, kryeprokurorit, avokatit e ish punonjësit të Komunës, prindit të përkushtuar e shembullit të personalitetit që me punën e tij la gjurmë në sistemin tonë të drejtësisë, Ekrem Shabani.

Sot, Ferizaj është më i varfër. Familja humbi më të dashurin, gjersa ne humbëm një qytetar model. Vepra e tij, e bën personalitetin e tij, të papërsëritshëm, gjithnjë të respektuar e referencë të përkushtimit profesional e njerëzor.

Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Shabani, miqve, kolegëve të të ndjerit dhe gjithë qytetarëve ferizajas dhe jo vetëm, që patin fatin të punojnë me të ndjerin. Qoftë kujtimi e vepra e tij, fanar ndriçues në rrugën e ecjes sonë përpara” shkruan Aliu në ngushëllim.