Të paktën 4 persona me aftësi të kufizuar kanë njoftuar sot se do të futen në grevë urie për shkak të heqjes së kempit që përfitojnë.
Rreth 160 personave më aftësi të kufizuar në bashkinë e Elbasanit iu është ndërprerë kempi i invaliditetit prej afro dy muajsh. Pa një arsye të saktësuar dhe pa iu dhënë shpjegime nga autoritetet përgjegjëse atyre iu është komunikuar vetëm ndërprerja e ndihmës financiare që përfitonin. Kjo ka detyruar një pjesë të pjesë të tyre që të marrin vendimin drastik për tu future në grevë urie.