Regjisori i famshëm italian Paolo Beldi, ka ndërruar jetë papritur në shtëpinë e tij në mal në Magognino në moshën 66-vjeçare. Beldi debutoi për herë të parë si komedian në radio dhe më pas lëvizi në regji në vitet ’80, duke drejtuar programe të famshme argëtuese dhe sportive. Gjatë këtyre viteve ai punoi për Mediaset, duke drejtuar programe si “Banzai”, “Kupo” dhe “Matrioska”.
Në vitet ’90 regjisori i ndjerë lëvizi tek Rai, ku drejtoi programe shumë të famshëm si “Mi manda Lubrano”, “Svalutation” me Adriano Celentano, tre edicione të festivalit Sanremo dhe më pas “Queli che il calcio”, “Ballaro” me Massimo Giannini.
Ai ka shkruar gjithashtu 3 libra, të parin në vitin 1996 me titull “Perche inquadri i piedi?”.
Paolo Beldi lindi në 11 korrik 1954 në Novara dhe për pak ditë do të festonte 67-vjetorin. Ai ishte djali i Aldo Beldi-t, një nga krijuesit më kreativ të reklamave gjatë viteve të bumit ekonomik. Ai nisi aktivitetin e tij në radiot lokale në Novara dhe në fund të viteve ’70-të ju afrua botës së televizionit falë bashkëpunimit me regjisorin Beppe Recchia.
Paolo Beldi ishte dhe një ndër personazhet më të apasionuar pas futbollit dhe fans i madh i skuadrës së Fiorentinës. Shumë persona të njohur kanë reaguar të prekur në rrjete sociale pasi mësuan lajmin e hidhur për regjisorine njohur, që do t’i mungojë shumë ekranit italian.
icon style