“Faleminderit me gjithë zemër, e dashur Ursula. Fjalët e tua kanë shumë rëndësi dhe mbështetja jote ka edhe më shumë — sidomos në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Për më tepër, nuk mund të kishte moment më të përshtatshëm për të të mirëpritur në Tiranë — menjëherë pasi populli shqiptar foli me një zë të fuqishëm për ëndrrën e madhe dhe vendosmërinë e palëkundur për t’u bërë anëtarë të plotë të familjes europiane brenda kësaj dekade. E di që Shqipëria mund të mbështetet tek ti dhe tek udhëheqja jote.

Dhe ti duhet ta dish që ne jemi plotësisht të vetëdijshëm: në këtë rrugë, nuk ka dhurata për të kërkuar, vetëm merita për të fituar. Prandaj po — të synojmë më të mirën që ende na pret! Gjithmonë së bashku”, ka shkruar Rama.