Medalistja e artë tha se ndihej bosh. Fituesja e medaljes së argjendtë u zotua të mos luajë më kurrë patinazh. Favoritja u largua me lot në sy pa thënë asnjë fjalë.
Pas një prej netëve më dramatike në historinë e sportit të tyre, treshja ruse e adoleshenteve – yje të patinazhit artistic, hyri secila në një të ardhme të pasigurt.
Lojërat Olimpike dhe jeta e saj u kthyen përmbys nga një rast dopingu, mbajtësja e rekordeve botërore Kamila Valieva përballet me një ndalim të mundshëm dhe një trajner, përgjigja e parë e të cilit ndaj patinimit të saj katastrofik të enjten ishte kritika.
“Pse e le të të ikë? Pse ndalove së luftuari?”- u kap nga kamerat Eteri Tutberidze, trajneri famëkeq i rreptë që do të hetohet për praninë e drogës tek Valieva- që i drejtohej 15-vjeçares pasi ajo u rrëzua dy herë dhe doli nga gara pa medalje.
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach tha se ai ishte i shqetësuar nga presioni intensiv mbi patinatorët e rinj, veçanërisht mbi Valievan dhe kritikoi trajnerët e saj, por pa përmendur emrin e Tutberidze.
“Kur më pas pashë se si ajo u prit nga rrethi i saj më i afërt, me një ftohtësi të tillë, që dukej si një ftohtësi e jashtëzakonshme, ishte rrëqethëse ta shihja këtë,” tha ai në një konferencë shtypi të premten.
“Në vend që t’i jepnin ngushëllim, në vend që të përpiqeshenin ta ndihmonin, duhej të ndjeje këtë atmosferë rrëqethëse, këtë distancë.”