Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”.
“Karma” titullohet kënga që është përzgjedhur fituese në Festivalin e RTSh-së dhjetorin e kaluar dhe e cila do të përfaqësojë shtetin tonë në festivalin Europian.
Mirëpo, së fundmi, teksa është duke promovuar projektin muzikor, Peristeri ka realizuar edhe disa fotografi me motive kombëtare, që do të bëjnë edhe më të lehtë identifikimin e këngës. Anxhela ka pozuar me veshje tradicionale, duke pasqyruar kështu kulturën dhe traditën vendase.
Faqja zyrtare e “Eurovision”-it në Instagram i ka publikuar këto fotografi të këngëtares, duke i ndarë me ndjekësit e saj të shumtë.
“Shikoni këto fotografi mahnitëse të Anxhela Peristerit, ndërsa ajo u bën dedikime shqiptarëve në të gjithë botën”, kanë shkruar faqja zyrtare e “Eurovision”./abcnews.al