Duket se pritja për Zinedine Zidane ka marrë fund. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca” ai pritet të emërohet drejtues i Kombëtares së Francës. Trajneri i suksesshëm francez u largua nga Real Madridi në fund të sezonit të kaluar.

“Marca” bën me dije se “Zizou” do ta zëvendësojë Didier Deschampsin në rrugëtimin drejt Botërorit të Katarit.

“Les Bleus” dështuan ta përsërisnin suksesin e Botërorit 2018 në Euro 2020 duke u eliminuar herët nga Zvicra. Ndërsa, Zidane do të mundohet ta drejtojë ekipin drejt suksesit në Botërorin 2022.

Pas dorëqehjes së trajnerit të Holandës, Frank De Boer, u përfol një dorëqehje e mundshme e Didier Deschamps, por që më pas u hodh poshtë me pretendimin se ai do të qëndrojë në drejtim të kombëtares edhe për Botërorin 2022.

fax